Kryesore Ndryshimi i klimës, kërcënimi më i frikshëm në botë

Ndryshimi i klimës, kërcënimi më i frikshëm në botë

Ndryshimi i klimës është kërcënimi më i frikshëm për botën, më i frikshëm se ISIS, sulmet kibernetike apo armët bërthamore të Kim Jong Unit, sugjeron një sondazh i kryer nga ”Pew Research Center” në 26 vende, 13 prej të cilave kanë klimën si një shqetësim për qytetarët.

Sipas këtij studimi, ndryshimi i klimës është kërcënim për shumicën e njerëzve në Argjentinë, Australi, Brazil, Kanada, Korenë e Jugut, Gjermani, Greqi, Kenia, Meksikë, Britani e Madhe, Spanjë, Suedi dhe Hungari.

Më të frikësuarit janë grekët, pasi 9 në 10 persona besojnë se ndryshimi i klimës është një kërcënim.

Në Itali ngrohja globale shqetëson 71% të qytetarëve, ndërsa frika më e madhe është ajo ndaj grupit terrorist ISIS, me 80% e të intervistuarve.

Përveç Italisë, ISIS është shqetësimi i madh edhe në Francë, Poloni, Rusi, Izrael, Filipine, Indonezi, Nigeri dhe Tunizi.

Sulmet kibernetike janë kërcënim për shtete si Japonia, Holanda, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Afrika e Jugut.