Extra Ndryshoi datën për të tretën herë: Kryeministrja daneze martohet më në fund

Ndryshoi datën për të tretën herë: Kryeministrja daneze martohet më në fund

Martesat në pandeminë e Covid-19 nuk janë të zakonshme, mes frikës së përhapjes së virusit dhe qindra të ftuarve që gëzojnë. Kryeministrja daneze, Mette Frederiksen, duke dashur të mos rrezikojë, por edhe me barrën e qeverisjes së vendit që rezulton me popullin më të lumtur në botë, ka ndryshuar tre herë datën e martesës dhe më në fund u martua.

Shumëkush mund të mendonte se Mette Frederiksen 42 vjeçe do të bënte një dasmë luksoze, por ka ndodhur krejt e kundërta.

Ajo lidhi kurorën me kinematografin Bo Tengberg, 55 vjeç, me një ceremoni krejt të thjeshtë dhe shumë pak njerëz në fshatin ku ndodhet Kisha Magleby ku çifti ka dhe një shtëpi të vogël pushimi. Vetë kryeministrja ka postuar foto të ceremonisë në Instagram me një shënim të vogël: “YA” (Po në gjuhën shqipe) dhe me një emoji me zemër.

 

View this post on Instagram

 

JA❤️

A post shared by Mette Frederiksen (@mette) on

Lista e të ftuarve nuk i kalonte 90 persona duke përfshirë ish-kryeministrin Poul Nyrup Rasmussen. Nusja Mette u shfaq me një fustan klasik të thjeshtë të bardhë, me flokët të kapur thjesht e topuz të vogël mbrapa, shumë pak make-up dhe me një buqetë lulesh në duar.

Danimarka është vendet që mori masa drastike kundër virusit dhe ka një bilanc të ulët me viktima dhe të infektuar.