Partia Socialiste ka ndryshuar dy drejtues të saj në qarqe, konkretisht në Lezhë dhe në Dibër. Lëvizja ka ardhur pasi Blendi Klosi, që ishte drejtues i qarkut të Lezhës tashmë Sekretar Organizativ i PS do monitorojë procesin zgjedhor të selisë rozë në territorin e 61 bashkive. Ndërsa drejtuese e qarkut të Lezhës do të jetë ministrja Belinda Balluku.
Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri ka prezantuar ditën e sotme Ulsi Manjën si drejtues politik në Lezhë. Në fjalën e tij, Gjiknuri falënderoi punën e bërë deri më tani në këtë qark nga Blendi Klosi.
Gjiknuri bën me dije se në vend të Ulsi Manjës në Qarkun e Dibrës, si drejtues politik do të jetë ministrja Belinda Balluku.
“Me strukturat e Partisë Socialiste të Qarkut të Lezhës ku prezantova Ulsi Manjën si drejtuesin e ri politik. Falenderova Blendi Klosin për punën e bërë deri më tani në këtë qark. Në cilësinë e Sekretarit Organizativ, në këtë fazë, Blendi ka një përgjegjësi të shtuar duke ju përkushtuar plotësisht mbarëvajtjes së procesit të brendshëm zgjedhor të partisë në territorin e 61 bashkive. Punën e mirë të bërë nga Ulsiu në Qarkun e Dibrës do ta vazhdojë më tej Belinda Balluku”, shkruan Gjiknuri.
Që në orët e para të mëngjesit të sotëm, kryeministri Edi Rama mblodhi drejtuesit politik të qarqeve dhe komisionin e posaçëm të Kryesisë për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor për kryetarët e 61 degëve të PS.
Drejtuesit e PS-së në qarqe janë:
Qarku i Fierit, Taulant Balla
Qarku i Elbasanit, Damian Gjiknuri
Qarku i Vlorës, Arben Ahmetaj
Qarku i Shkodrës, Edona Bilali
Qarku i Kukësit, Elisa Spiropali,
Qarku i Durrësit, Ardian Çela
Qarku i Beratit, Bledi Çuçi
Qarku i Gjirokastrës, Mirela Kumbaro
Qarku i Dibrës, Belinda Balluku
Qarku i Lezhës, Ulsi Manja
Qarku i Tiranës, Erion Veliaj