Pavarësisht se Komisioni i Ligjeve miratoi që nga 7 kandidat për kryeprokuror, në parlament të votohen vetëm 3 prej tyre, Partia Socialiste ndryshon procedurën për zgjedhjen e kreut të ri të organit akuzës.
Tre kandidatët që morën vlerësim pozitiv në Komisionin e Ligjeve tashmë detyrohen të mbledhin edhe 28 firma deputetësh, në mënyrë që ata të kenë të drejtë t’i nënshtrohen votimit.
Duke ju referuar vendimit se deputetët nuk mund të firmosin për më shumë se një emër në parlament nga 3 kandidatë do të shkojnë vetëm dy, pasi Partia Socialiste ka vetëm 74 mandate.
Por burimet i thanë Ora News se 28 deputetë do firmosin vetëm për një emër si rrjedhojë votimit do t’i nënshtrohet vetëm një kandidat, kjo edhe për taktikën politike që ai të marrë më shumë se 71 vota.
Deputetët e Partisë Socialiste në Komisionin e Ligjeve thanë se mbledhja e firmave është detyrim që rrjedh nga rregullorja e kuvendit.
Sipas Ora News, deputetët konfirmuan se ata tashmë e kanë hedhur firmën, por siç u shprehen ata në një letër të bardhë duke ja lënë vendimmarrjen lidershipit të Partisë Socialiste, se cili do të jetë emri i ri i kryeprokurorit.