Nëse fitimi nga shitja e një prone do të jetë më shumë se 2.4 milionë lekë të rinj, tatimi që do të mbajë shteti do të rritet në 23% dhe jo 15% sa është sot.
Në projektligjin e ri për tatimin mbi të ardhurat, paratë që pronari i shtëpisë do të realizojë nga shitja e pronës do të tatohen në mënyrë progresive.
Në momentin që nga prona do të fitohet më pak, atëherë vlera që do të paguhet në tatime është 13%. Por sërish këto të ardhura do të mblidhen me paratë që shitësi merr nga paga, biznesi apo burime të tjera dhe kur kufiri kalon vlerën 2.4 milionë lekë, taksa do të jetë 23%.
Kur fitimet nga shitjet e pronës do të jenë mbi 24 milionë lekë të rinj, taksa bëhet 28%.
Aktualisht shteti takson me 15% diferencën mes vlerës së shitjes me atë të blerjes së shtëpisë.
Nëse një shtëpi e blerë vite më parë ka kushtuar 5 milionë lekë të rinj dhe sot shitet 15 milionë lekë, pronari i shtëpisë paguan 1.5 milionë lekë taksë. Me mënyrën e re do të paguajë 2.3 milionë lekë.
Drafti është në fazë konsultimi dhe pritet të prezantohet në qershor nga Ministria e Financave e pasi të mbarojë këtë fazë, do të dërgohet për miratim në Kuvendin e Shqipërisë./Euronews Albania