Shqipëria prej 8 Marsit të vitit të kaluar është duke u përballur me Covid-19. Edhe pse disa muaj më parë në vend ishin disa spitale që prisnin pacientë më Covid, ditët e fundit është ulur shumë numri i rasteve të reja.
Në 24 orët e fundit mësohet se nuk është paraqitur asnjë pacientë me Covid në Urgjencën e Spitalit Infektiv.
Lajmi është bërë me dije nga Kryeministri Edi Rama, i cili shkruan se kjo nuk ka ndodhur qysh nga Marsi i vitit të shkuar kur u zbuluan dhe rastet e para me Covid.
“Sapo kanë kaluar 24 ORËT E PARA pa asnjë të sëmurë me Covid të paraqitur në dyert e Spitalit Infektiv qysh nga marsi i vitit 2020“, shkruan kreu i qeverisë.
Të njëjtin fakt e konfirmon dhe mjeku i këtij spitali, Tritan Kalo, i cili shkruan në mediat sociale se kjo është një shenjë se lufta me Covid po merr fund.