Kalimi i parave të padeklaruara në kufi vijon të jetë një fenomen shqetësues për policinë shqiptare.
Një shtetas tunizian me banim në Britaninë e Madhe, u kap sot në aeroportin “Nënë Tereza” duke u përpjekur të kalojë një shumë prej afro 70 mijë paundësh.
Sipas burimeve nga policia kufitare ky nuk është një rast izoluar. Vetëm, gjatë 3 muajve të fundit janë konstatuar dhjetëra raste të tjera, ndërsa shuma e parave të sekuestruara i kalon 400 mijë paundët.
Po sipas burimeve nga uniformat blu paratë në kartëmonedha që përpiqen të kalohen në këtë formë janë kryesisht të ardhura nga aktivitete kriminale, të cilat nuk mund të justifikohen nga poseduesit.
Sipas ligjit “Për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit”) çdo shtetas ka detyrimin ligjor të deklarojë sendet apo vlerat monetare mbi 10 mijë euro gjate kalimit te kufirit.
Ndërkohë “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi” dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy vjet.