Guardia di Finanza në Itali ka konfiskuar më shumë se 18 miliardë Euro nga pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të mafias. Sipas “Ansa”, kjo shifër përbën 1% të prodhimit të brendshëm të Italisë.
Sipas të dhënave zyrtare, që nga viti 2015 e deri më sot, në Itali janë konfiskuar prona me vlerë 7 miliardë Euro dhe llogari bankare që kapin shifrën e 11 miliardë Eurove.
Gjatë kësaj periudhe kohore, janë kryer më shumë se 10 mijë raste të hetimeve dhe janë verifikuar 55 mijë subjekte.
Pak ditë më parë, në Itali u finalizua një mega-operacion dhe u arrestuan 330 persona. Në mesin e të arrestuarve kishte politikanë e biznesmenë që rezultonin të lidhur me mafian “Ndragheta”.