Cafu është i vetmi futbollist që ka luajtur në tri finale radhazi të Kupës së Botës (1994, 1998, 2002). Një nga anësorët e djathtë më të mirë në histori, ka folur rreth futbollistëve braziliane që transferohen në Premier League.
“Kam frikë se sa më shumë të kemi lojtarë brazilianë që transferohen në Premier League, aq më pak shanse do ketë Brazili për të fituar Kupën e Botës.
Imagjinoni të të shpëlahet truri çdo javë nga Gary Neville dhe kolegët e tij duke të thënë se jeni më i miri në botë, ndërkohë që niveli yt nuk i përafrohet më të mirëve.
Unë preferoj La Ligën, sepse ata kanë mentalitet të lartë për të arritur në finale dhe për t’i fituar ato. Në La Liga nuk e mbajnë gojën para kamerave televizive duke thënë gënjeshtra për lojtarët spanjollë apo duke i ngjitur ata në majë të botës. Në Spanjë flasin për futboll, jo për mite.
I dëgjova duke thënë se mbrojtësi i djathtë i Liverpoolit është në nivelin tim në atë pozicion si mbrojtës i djathtë. Nuk doja të debatoja, sepse e dija se Vinicius do t’i tregonte botës të vërtetën, dhe ai e bëri në Paris… “, deklaroi Cafu.