Miliona australianë do të mund të marrin vaksinën kundër coronavirusit Pfizer nga mjeku i tyre i familjes dhe farmacitë e tyre pasi organi rregullator Therapeutic Good Administration (TGA) ka autorizuar ruajtjen deri në një muaj në frigoriferë të rregullt.
Më parë, vaksina Pfizer-BioNTech duhet të ruhej në temperatura nën 70 gradë Celsius duke kufizuar kështu shpërndarjen në qendrat e vaksinimit të pajisura me mjete frigoriferike speciale.
Miratimi nga TGA ndodhi disa ditë pas atij të Food and Drug Administration në SHBA.
Ministri federal i Shëndetësisë, Greg Hunt, e cilësoi vendimin e TGA-së si një zhvillim të rëndësishëm.
“Farmacitë bëhen gjithashtu një partner kyç në fazën e tretë të programit të vaksinimit në mbarë vendin”, shtoi ai.
Ndryshimi i kushteve të ruajtjes u përshëndet nga presidenti i Shoqatës mjekësore australiane, Omar Khorshid, si një lajm i jashtëzakonshëm.