Lexoni disa kuriozitete dhe fakte aspak të zakonshme që mund të mos t’i keni dëgjuar më parë këtë të diel.
1- Më shumë njerëz në botë aktualisht vuajnë nga obeziteti sesa nga uria.
2- Në një sondazh, 58% e adoleshentëve britanikë mendonin se Sherlock Holmes ishte një person real, ndërsa 23% mendonin se Winston Churchill ishte një personazh i sajuar.
3- Ishujt Kanarie janë emërtuar pas qenve, jo zogjve.
4- “Njeriu më tipik” shkruan me dorën e djathtë, fiton më pak se $12,000 dollarë në vit, ka një telefon celular dhe nuk ka një llogari bankare.
5- Michael Jordan fiton më shumë para nga Nike çdo vit sesa të gjithë punëtorët e fabrikës Nike në Malajzi.
6- Së bashku me 5 shqisat tradicionale të dëgjimit, shikimit, prekjes, nuhatjes dhe shijes, njerëzit kanë edhe 15 “shqisa të tjera”. Këto përfshijnë ekuilibrin, temperaturën, dhimbjen, kohën, si dhe shqisat e brendshme si mbytja, etja apo ngopja.
7- Ju zëvendësoni çdo grimcë në trupin tuaj çdo 7 vjet. Praktikisht, ju nuk jeni ‘aspak’ i njëjti person që ishit 7 vite më parë.
8- Njëbrirëshi është kafsha kombëtare e Skocisë.
9- Bota hedh poshtë rreth 1 miliard tonë ushqim çdo vit.
10- Të gjitha milingonat në tokë peshojnë po aq sa të gjithë njerëzit.
11- Dhitë kanë bebëza syri drejtkëndore.
13- Një fëmijë 4 vjeçar bën mesatarisht 300 pyetje në ditë.
14- Njeriu mesatar ka 1 deri në 3 kilogramë baktere në trupin e tij.
15- Fjala angleze me më shumë përkufizime është “set”.
16- Ju keni më shumë gjasa të bëheni President sesa të fitoni lotarinë.
17- Nëse truri i njeriut do të ishte një kompjuter, ai mund të kryente 38 mijë trilion operacione në sekondë. Superkompjuteri më i fuqishëm në botë, BlueGene, mund të menaxhojë vetëm 0,002% të kësaj.
18- Tokio është qyteti më i madh në botë me 37 milionë banorë.
19- Më shumë njerëz vizitojnë Francën se çdo vend tjetër të botës.
20- Muhamed mendohet është emri më popullor në botë.
21- Njerëzit ndajnë 50% të ADN-së së tyre me bananet.
22- Dhoma më e qetë në botë ndodhet në selinë e Microsoft-it në shtetin e Uashingtonit.
23- Ka një vorbull mbeturinash në Oqeanin Paqësor dy herë më të madhe se Teksasi.
24- Zemra e Balenës Blu është sa një makinë Volksëagen Beetle dhe mjaftueshëm e madhe sa të mund të notosh nëpër arteriet e saj.
25- 90% e popullsisë së botës jeton në hemisferën veriore.
26- Katër bebe lindin çdo sekondë.
27- Dy të tretat e Afrikës janë në hemisferën veriore.
28- Vetëm dy vende përdorin ngjyrën vjollcë në flamujt e tyre kombëtarë.
29- Pëllumbat mund të bëjnë dallimin midis një pikture nga Monet dhe Picasso.
30- Delfinët kanë emra për njëri-tjetrin dhe mund të thërrasin njëri-tjetrin në mënyrë specifike.
31- Akullnajat dhe shtresat e akullit mbajnë rreth 69 % të ujit të ëmbël në planet.
32- E gjithë popullsia e botës mund të futet brenda Los Anxhelosit.
33- Temperatura më e ftohtë e regjistruar ndonjëherë ishte -144 gradë Fahrenheit. (-98 gradë Celsius)
34- Kokat në ishullin e Pashkëve kanë trupa.
35- Njerëzit janë të vetmet “kafshë” që skuqen.
36- Njerëzit që janë aktualisht gjallë përfaqësojnë rreth 7% të numrit të përgjithshëm të njerëzve që kanë jetuar ndonjëherë.
27- Njerëzit 60 vjeç e lart përbëjnë 12.3% të popullsisë globale.
38- Oqeanet përmbajnë pothuajse 200,000 viruse të ndryshme.
39- Hëna pëson tërmete hënore.
40- Kleopatra jetoi më afër në kohë me zbritjen e parë të njeriut në Hënë sesa me ndërtimin e Piramidës së Madhe dhe ajo ishte greke, jo egjiptiane.