Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski ka shtruar një darkë në Ohër me liderët e vendeve që janë pjesë e nismës “Ballkani i hapur”.
Në darkë merrte pjesë kryeministri shqiptar Edi Rama, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç që në samit është si vëzhgues.
Bie në sy që pjesë e tavolinës është edhe Alex Soros, djali i multimiliarderit George Soros. Madje ai është nderuar duke u ulur në tavolinën kryesore të liderëve të vendeve të rajonit.
Në këtë samit pritet të nënshkruhet një marrëveshje për njohjen e diplomave të arsimit të lartë, si dhe memorandume për bashkëpunim kulturor dhe në fushën e turizmit.
Në samit nuk mori pjesë sërish Kosova pasi kryeministri Albin Kurti refuzoi ftesën e kryeministri të Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.