Në Dhomën Ovale të presidentit të ri amerikan, Joe Biden të SHBA ka edhe një shkëmb hënor, i sjellë në Tokë në 1972 nga misioni i fundit ”Apollo”.
Është një njohje simbolike e arritjeve të gjeneratave të mëparshme dhe një mbështetje simbolike për qasjen aktuale amerikane ndaj Hënës dhe Marsit.
Me kërkesë të administratës së re të Biden, NASA huazoi shkëmbin e Hënës i cili erdhi nga ”Facility Laborator” i Qendrës Hapësinore Johnson të NASA-s në Hjuston.
Shkëmbi peshon 332 gramë dhe u mblodh nga astronautët e ”Apollo 17”, Ronald Evans, Harrison Schmitt dhe Eugene Cernan, të cilët ishin burrat e fundit që shkelën në Hënë.
Mostra daton 3,9 miliardë vjet e vjetër.