Shkencëtaret francezë kanë zbuluar se në galaktikën tonë përveç yjeve ka edhe trupa të tjerë qiellor që cilësohen si anti-yje. Kjo është vërejtur me anët të disa teleskopëve me rreze gama të cilët kanë pikasur shpërthimet gjatë fërkimeve mes njeri-tjetrit.
Në rrugën e Qumështit mund të ekzistojnë 14 anti-yje. Bëhet fjalë për yje të krijuara nga antimateria, pra pjesa e kundërt e materies. Nëse kjo hipotezë do të vërtetohej, atëherë mund të ndihmojë në zgjidhjen e një prej mistereve më të mëdha të kozmosit që është pikërisht antimateria, e cila menjëherë pas Big Bang, shpërthimit të madh, ishte e pranishme në sasi të barabartë me pjesën e materies.
Sipas ekspertëve, anti-yjet, mund të jenë krijuar që në lindje të universit, duke qëndruar gjithnjë të fshehura në renë e galaktikës sonë, Rrugës së Qumështit. Gjithashtu astronomët hipotezojnë se çdo 300 mijë yje normale, ekziston të paktën një Anti-Yll. Këto mund të jenë edhe burim i rrezeve gama me natyrë të ndryshme, si pulsar apo vrima të zeza. Megjithatë për një zbulim të konfirmuar të kësaj natyre, që konsiderohet i jashtëzakonshëm, do të duhen studime të mëtejshme, që të jenë gjithashtu të jashtëzakonshme.
Shkencëtarët francezë kanë arritur në ngritjen e kësaj hipoteze pas një hartëzimi të galaktikës me rreze gama, studim i cili është publikuar në buletinin shkencor Physical Review D.