Bota Në gjendje jo të mirë shëndetësore, Vuçiç anulon të gjitha takimet

Në gjendje jo të mirë shëndetësore, Vuçiç anulon të gjitha takimet

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç anuloi disa takime ndër to edhe me kryeministrin shqiptar Edi Rama në Novi Sad pas këshillës se mjekëve, sipas Suzana Vasiljevic, këshilltare për media e presidentit të Serbisë.

“Shëndeti i presidentit nuk është i mirë, ndërsa presim vizitën e zonjës Ursula von der Layen me të cilën të enjten duhet të jetë në Nish, për fillimin e punës në korridorin e ri hekurudhor, pas kësaj duhet të shkojë në Dubai. Mjekët i sugjeruan të ndalet për një kohë dhe të bëjë një pushim”, tha Vasiljevic.

Sipas Vasiljeviç, takimet e planifikuara për të martën me ambasadorët e Rusisë dhe Kinës janë shtyrë për të mërkurën. Edhe pjesëmarrja e presidentit Vuçiç në konferencën dy -ditore “Ballkani Perëndimor, një rajon, një treg – një hap drejt tregut të përbashkët të BE” në Novi Sad u anulua.