Në gjurmët e të atit! Etienne Tare, djali i drejtorit sportiv të Lazios, Igli Tare, i është bashkuar në stërvitje skuadrës Primavera të bardhekaltërve. Tare Jr ka shumë talent dhe tashmë ka mundësinë ideale për të bërë hapin e madh.
Etienne në sezonin e ri do të militojë mes skuadrës U-17 dhe asaj Primavera që drejtohet nga Leonardo Menichini e sapongjitur në kampionatin Primavera 1. Në familjen Tare shpresojnë shumë që Ettiene të ndjekë gjurmët e të atit dhe të bëhet një futbollist i shquar.