Shefja e spitalit Covid 1, mjekja Najada Çomo raportohet të jetë shantazhuar nga një vajzë 32-vjeçare nga Berati, e cila e telefononte atë në mënyrë të vazhdueshme.
E reja është proceduar penalisht pas denoncimit që Çomo ka bërë në polici. 32-vjeçarja mësohet se nëpërmjet telefonit i fliste mjekes me gjuhë banale.
“Më datë 15.02.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen M. Ç., (S), 32 vjeçe, banuese në Berat, sepse prej datës 28.01.2021 dhe në vazhdim, ka shqetësuar me telefonata të shumta, shtetasen N. Ç“, tha policia në njoftimin e saj zyrtar për rastin në fjalë.