“Ne jemi në Tiranë, por sytë e botës janë në Izrael e Palestinë”, Von der Leyen: Do të trefishojë ndihmën për palestinezët
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, nga konferenca përmbyllëse e samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë, ka zgjedhur të flasë edhe për situatën e krijuar në Lindjen e Mesme.
Von der Leyen, theksoi se sytë e botës janë drejtuar për nga konflikti mes Izraelit dhe Hamasit. Veprimet e këtij të fundit, ajo i cilësoi si mizore dhe i dënoi fuqimisht, duke theksuar se Izraeli ka të drejtën e mbrojtjes. Por presidentja e KE-së tha se ka persona të pafajshëm në Gaza, që nuk duhet të dënohen për hir të veprimeve të Hamasit.
“Ne jemi këtu në Tiranë, duke punuar për t’i sjellë më afër Ballkanin Perëndimor dhe Bashkimin Europian më afër, por në të njëjtën kohë, e gjithë bota i ka sytë të lufta Izrael-Palestinë. Në mendjet tona, nuk ka justifikime për Hamasin për sulmet terroriste, për aktet e terrorit. Izraeli ka të drejtë të mbrojë veten sipas ligjeve ndërkombëtare dhe tani, palestinezët në Gaza kanë nevojë për ndihmë humanitare. Ata nuk kanë pse të paguajnë çmimin për barbarizmin e Hamasit. Kjo është arsyeja se përse Komisioni ka vendosur që të trefishojë ndihmat për Gazat, në 75 milionë euro”, theksoi ajo.
Përveç trefishimit të ndihmës humanitare për civilët në Gaza, “ne po organizojmë një korridor ajror humanitar të BE-së për në Gaza përmes Egjiptit”.
Ndërkaq sa i takon Ballkanit Perëndimor, presidentja e KE-së u shpreh se duhet rritur dhe dyfishuar potenciali dhe ekonomia.
“Ne duhet t’i afrojmë edhe më shumë ekonomitë tona. Dhe përshpejtoni reformat e nevojshme për anëtarësim”.
Ajo theksoi se “duhet të ecim përpara, më shpejt. Le të kapim momentin”.