Kryeministri Edi Rama konfirmoi edhe një herë synimin për ndërtimin e një godine të re të Teatrit Kombëtar. “Jam njeriu i fundit që duhet të pyesni për të kërkuar ndonjë hap prapa. Jam i pari që kam thënë qysh prej vitit të largët 1998-99 që ajo godinë duhet shembur dhe Shqipëria duhet të ketë një teatër kombëtar të denjë për këtë emër”, tha Rama për gazetarët.
“Mezi pres të shoh të ndërtohet teatri i ri. Të gjithë kanë të drejtën të kenë kundërshtitë e tyre, por në fund vendos shumica. Ne jemi shumica dhe e kemi marrë këtë vendim. Dhe nuk shoh se si pakica të caktuara mund të imponojnë në çfarëdo forme vendimmarrje që lidhen me kompetenca të drejtpërdrejta të pushtetit të mandatuar nga populli”.