Një 47-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia është arrestuar në Pogradec. Ai është Taulant Agushi, banues në fshatin Starovë të Pogradecit.
47-vjeçari rezulton i dënuar në Itali me 9 vite e 10 muaj burgim për veprën penale të trafikimit të narkotikëve.
Taulant Agushi u vu në pranga falë shkëmbimit të informacionit me Interpol Tirana.
47-vjeçari u arrestua me qëllim ekstradimin në Itali për të vuajtur dënimin. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Roma, po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.