Një 28-vjeçar është vënë në pranga, me qëllim ekstradimin drejt Spanjës. Siç bëhet e ditur, Kristo Biba akuzohet nga autoritetet spanjolle, për trafikim të lëndëve narkotike.
I riu u arrestua në Shënkoll pasi Gjykata e Tarragonës, me vendimin e datës 28.05.2024, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës.
Interpol Tirana dhe Interpol Madrid po bashkëpunojnë për të kryer ekstradimin e këtij shtetasi.