Ismail Zeneli, i cili ishte arrestuar në Spanjë pasi u shpall në kërkim ndërkombëtar më urdhër të SPAK për shkak të dosjes “Metamorfoza 2”, është ekstraduar në vendin tonë.
50-vjeçari që më parë ka mbajtur emrin Luan Sadria, ka masë sigurimi arrest në burg në mungesë të dhënë nga GJKKO. Ai akuzohet për “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
50-vjeçari akuzohet nga SPAK se planifikonte të vriste vëllezërit Edmond dhe Albert Nela, si dhe për 2 raste të trafikut ndërkombëtar të kokainës.
Sipas dosjes së SPAK, ai kërkonte të vriste vëllezërit Nela për hakmarrje pasi dyshonte se ishin autorë të vrasjes së vëllait të tij në Britaninë e Madhe në vitin 2013.
Zeneli gjithashtu është përgjegjës sipas SPAK në bashkëpunim me persona të tjerë, edhe për dy episode të trafikut të kokainës nga Amerika e Jugut në Holandë dhe Valencia të Spanjës.