Policia italiane e qytetit të Barit ka arrestuar pasditen e djeshme shqiptarin Gëzim Kasemi 40 vjeç i akuzuar për vrasjen e 4 personave.
Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar qysh prej vitit 2015.
Gëzim Kasemi i lindur në Berat akuzohet për vrasjen më 25 shkurt 1998 në Berat të 4 shqiptarëve.
Viktimat ndodheshin në tavolinën e një lokali kur Gëzim Kasemi së bashku me një bashkëpunëtor ka hapur zjarr kundër tyre.
Katër persona mbetën të vdekur e dy të tjerë u plagosën.
Gëzim Kasemi e bashkëpunëtori i tij u arrestuan nga policia shqiptare.
Gjykata e Tiranës e dënoi Gëzim Kasemin për vrasje e armëmbajtje pa leje.
Më vitin 2015, pasi kishte shlyer një pjesë të dënimit, Gjykata e Tiranës e la të lirë me kusht detyrim paraqitje pranë komisariatit të policisë.
Që prej atij momenti Gëzim Kasemi ishte larguar nga Shqipëria pa lënë gjurmë duke u shpallur person në kërkim ndërkombëtar.
Policia italiane mundi ta arrestoj një ditë më parë në Bari.
Aktualisht ndodhet në burgun e këtij qyteti në pritje të ekstradimit të tij drejt Shqipërisë.
Masakra e Beratit
Ngjarja për të cilën akuzohet Kasemi ka ndodhur më 25 shkurt të vitit 1998, kur së bashku me Altin Dardhën dhe me Agron Bilalin kanë vrarë Burhan Tomorri, Behar Eskiu, Abdurraman Tomorri dhe Kastriot Bejko.
si dhe vrasjes së mbetur në tentativë Vlash Shkurti dhe Ramadan Eskiu.