Një shqiptar është kthyer në “protagonist” në emisionin “Crime Watch Roadshow” në televizionin e njohur britanik BBC.
Anton Krasniqi kërkohet nga autoritetet angleze për një sërë grabitjesh në Londrën lindore.
Gjatë emisionit u bë apel që kushdo ka informacion për shqiptarin të denoncojë në polici.
Krasniqi nuk është rasti i parë i shqiptarëve të implikuar në grabitje. Gjatë viteve të fundit është rritur numri i shqiptarëve qe grabisin shtëpi, biznese dhe vila në Britaninë e Madhe, ndërsa shumë të tjerë janë përfshirë në trafikun e grabitjes dhe drogës, duke u transferuar nga Italia e Spanja drejt Mbretërisë së Bashkuar.
Gjatë emisionit u fol edhe për një shqiptar tjetër, identiteti i të cilit nuk u bë i ditur dhe që akuzohet për të paktën 16 grabitje. Ai vidhte vilat e futbollistëve dhe këngëtareve të njohur anglezë.