Ishujt Faroe që ndodhen mes Islandës dhe Norvegjisë në Oqeanin Atlantik, janë një vend i famshëm me delet e tyre.
Fjala Faroe ka kuptimin “dele”.
Në Ishujt Faroe ka një popullsi prej 54 mijë banorësh ndërsa numri i deleve është mbi 80 mijë. Këto dele që janë simboli i vendit dhe të një lloji rezistent ndaj të ftohtit, është e mundur të shihen në çdo zonë të vendit.
Shumica e ishujve në Faroe që përbëhet nga 18 ishuj, janë të lidhur me njëri-tjetrin me tunele ku disa prej këtyre tuneleve kalojnë nën det. Një tunel i gjatë i cili pjesërisht kalon nën det në kryeqytetin Torshavn, lidhet me aeroportin e vetëm të vendit në ishullin Vagar. Ndërsa për transport në disa ishuj përdoret helikopteri si mjet i transportit publik.
Jeta në Ishujt Faroe rrjedh ngadalë, kryesisht me rrugët e saj të zbrazëta dhe të qeta. Kjo situatë është e vlefshme madje edhe në Torshavn ku jeton gjysma e popullsisë së vendit.
Shumica e njerëzve në vendin ishullor e sigurojnë jetesën me peshkim. Zona e portit dhe përreth tij në Torshavn është një prej pikave më me lëvizje të vendit.
Në ishujt Faroe ku pika më lartë është 950 metra, në pjesën më të madhe të kohës është efektive era. Për shkak të erërave të forta që kthehen në stuhi është vërejtur se janë anuluar edhe fluturime të avionëve. Në vend pjesa më e madhe e vitit është me shi dhe borë ndërsa ditët me diell janë të pakta.
Në çdo zonë të vendit është e mundur të shihen shtëpi me çati të mbuluara me bar. Madje, edhe çatitë e disa hoteleve të mëdha në kryeqytet janë të mbuluara me bar.
Shtëpitë e ulëta me mure shumëngjyrëshe tërheqin vëmendjen e fotografëve. Pemët në Ishujt Faroe të mbuluara me bimësi dhe bimë të shkurtra janë sjellë nga jashtë vendit dhe janë kultivuar.
Ndërsa ujërat që rrjedhin mes të çarave të kodrave dhe maleve, i japin vizualisht një ngjyrë të mrekullueshme Ishujve Faroe.
Në Ishujt Faroe përdoret monedha Kron e Danimarkës ndërsa gjuha zyrtare është faroishtja. Ndërsa gjuhët e tjera që përdoren në vend janë danishtja dhe anglishtja. Në Ishujt Faroe jeton gjithashtu edhe popullsi turke në numër shumë të vogël.