Miley Cyrus është ndarë nga bashkëshorti Liam Hemsworth pas vetëm shtatë muajsh martesë. Këngëtarja 26-vjeçare tha të shtunën se vendimi është marrë pasi secili dëshiron të përqendrohet te karriera e tij në këto momente.
Të premten, Miley u fotografua teksa puthej me ish-bashkëshorten e Brody Jenner, Kaitlynn Carter, pasi të dy vajzat po kalojnë disa ditë në liqenin e Komos, në Itali.
Miley dhe Liam u martuan në fshehtësi në 23 dhjetor 2018, në Franklin, Tenesi, ku të pranishëm ishin vetëm miq dhe familjarë të afërm.
Muajin e kaluar, Miley, e cila e identifikon veten si panseksuale, zbuloi në një intervistë për mediat se martesa e saj ishte e turbullt, e ndërlikuar dhe moderne, ndërsa shtoi se mbetej e tërhequr seksualisht nga femrat e se nuk e shihte veten në stereotipin e rolit të bashkëshortes.
Miley dhe Liam janë lidhur dhe ndarë disa herë që prej vitit 2010. Ata u fejuan fillimisht në vitin 2012, për të anuluar fejesës një vit më vonë dhe u ribashkuan në vitin 2016.