Është mbyllur një tjetër verë e nënshkrimeve të nxehta në Angli (Premier League), kështu që mund të bëhen bilance se cilët lojtarë mund të konsiderohet blerjet më të mira. Duke marrë parasysh natyrën e tregut të transferimeve të futbollit këto ditë, një nënshkrim i mirë, që plotëson nevojat e sakta të një klubi për një çmim të drejtë, është e drejtë të vlerësohet në këtë klasifikim, jo vetëm çmimi i paguar për të.
Si e tillë, renditja e merkatos së verës në Angli, e bërë nga “Goal”, merr parasysh cilësinë e lojtarit, vlerën e parave dhe sa përfiton skuadra ku ka shkuar prej tij. Mes 20 transferimeve më të mira është përfshirë edhe një shqiptar, Albian Ajeti, që la Basel për West Ham. Sa i përket lëvizjes, te secili lojtar është edhe drejtimi i ndjekur, nga kjo skuadër te tjetra dhe kostoja e operacionit.
20. Neal Maupay: Brentford te Brighton & Hove Albion (20 milionë €)
19. Albian Ajeti: Basel te West Ham (8 milionë €)
18. Tom Heaton: Burnley te Aston Villa (8 milionë €)
17. Daniel James: Swansea te Manchester United (17 milionë €)
16. Alex Iwobi: Arsenali te Everton (43 milionë €)
15. Dennis Praet: Sampdoria te Leicester (21 milionë €)
14. David Luiz: Chelsea tek Arsenal (8 milionë €)
13. Pablo Fornals: Villarreal te West Ham (28 milionë €)
12. Wesley: Brugge Club tek Aston Villa (25 milionë €)
11. Kieran Tierney: Celtic tek Arsenal (27 milionë €)
10. Sebastien Haller: Eintracht Frankfurt te West Ham (40 milionë €)
9. Giovani Lo Celso: Real Betis te Tottenham (huazim)
8. Dani Ceballos: Real Madrid tek Arsenal (huazim)
7. Aaron Wan-Bissaka: Crystal Palace te Manchester United (55 milionë €)
6. Rodri: Atletico Madrid te Manchester City (70 milionë €)
5. Joao Cancelo: Juventus te Manchester City (65 milionë €)
4. Harry Maguire: Leicester City te Manchester United (86 milionë €)
3. Moise Kean: Juventus tek Everton (27.5 milionë €)
2. Tanguy Ndombele: Lyon te Tottenham (60 milionë €)
1. Nicolas Pepe: Lille tek Arsenal (80 milionë €)