Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, pas listës me librat të preferuar të 2019-s, posto në rrjetet sociale edhe listën e filmave dhe serialeve që i bënë përshtypje përgjatë këtij viti.
Lista e filmave përfshin: “American Factory,” “Amazing Grace,” “Apollo 11,” “Ash is Purest White,” “Atlantics,” “Birds of Passage,” “Booksmart,” “Diane,” “The Farewell,” “Ford v Ferrari,” “The Irishman,” “Just Mercy,” “The Last Black Man in San Francisco,” “Little Women,” “Marriage Story,” “Parasite,” “The Souvenir” dhe “Transit.”
Detaji i sikletshëm gjendet në listën e shkurtër të serialeve që i bënë përshtypje Obama-s. Ai veçon “Fleabag: Season 2,” “Unbelievable” dhe “Watchmen.”
Në “Fleabag,” në sezonin e parë, personazhi kryesor me të njëjtin emër, masturbohet përkrah të dashurit që fle teksa sheh në telefon një fjalim të pikërisht Barack Obama-s.
Nëse presidentit i pëlqeu sezoni i dytë, medoemos e ka parë të parin. Për më tepër, fakti që e theksoi sezonin e dytë, nënkupton që e dinte në ç’përfundim do të dilnin njerëzit. Me pak fjalë, Obama pa Fleabag që eksitohet nga fjalimi i tij. Duhet të marrim vesh si ndihet Phoebe Waller-Bridge, krijuesja dhe aktorja e “Fleabag.”