Aktualitet Në mars lehtësohen të gjitha masat anti-COVID në Shqipëri

Në mars lehtësohen të gjitha masat anti-COVID në Shqipëri

Ashtu si vendet evropiane, edhe Shqipëria do të rishikojë të gjitha masat anti-Covid.

Fillimi i marsit do të sjellë lehtësimi të masave anti-COVID, tha kreu i urgjencës Kombëtare Skënder Brataj.

Brataj tregoi në emisionin në Euronews Albania se nga ky rishikim do të preken të gjitha masat që janë ende në fuqi në vendin tonë.

Ai veçoi heqjen e kufizimit të orarit të lëvizjes që aktualisht është nga ora 23:00 deri në 06:00 të mëngjesit, por nuk përjashtoi as heqjen e nevojës për certifikatë vaksinimi.

“Fillimi i marsit do të jetë vendimmarrës për të analizuar situatën epidemiologjike dhe masat do nisin të lehtësohen brenda muajit. Orari është ai që shqetëson më shumë njerëzit, por do preken të gjitha masat, që nga orari deri te greenpass”, tha kreu i Urgjencës.