Bota Në mes errësirës, ​​disa vende shkëlqyen – Pse The Economist zgjodhi Italinë...

Në mes errësirës, ​​disa vende shkëlqyen – Pse The Economist zgjodhi Italinë si “vendi i vitit 2021”

Çdo vit The Economist zgjedh “vendin e vitit”. Çmimin nuk e fiton vendi me popullsinë më të madhe, me i pasuri apo me i lumturi por vendi me ri-ngritjen më të shpejtë ekonomike dhe reformat më të mira politike gjatë një viti.

Fituesit e vitit të kaluar ishte Uzbekistani (për heqjen e skllavërisë), Kolumbia (për paqen) dhe Tunizia (për demokracinë). Ky vit ishte i vështirë. Covid-19 vazhdoi të përhapej pasi vaksinat e prodhuara u shpërndanë në mënyrë të pabarabartë duke çuar kështu edhe në përhapjen e varianteve të reja si Omicron.

Në shumë vende liritë civile dhe normat demokratike u shtypën. Lideri kryesor i opozitës ruse u burgos. Mbështetësit e Donald Trump sulmuan Kapitolin. Etiopia dhe Mianmari u pushtuan nga luftërat civile,

Megjithatë, mes errësirës, ​​disa vende shkëlqyen.

Gjykatat e vogla të Samoas zbutën një krizë kushtetuese, rrëzuan partinë në pushtet prej 33 vitesh dhe një kryeministër që pretendonte se ishte zgjedhur nga Zoti dhe vendosën në krye një grua.

Moldavia, një nga vendet më të varfra në Europë, ka qenë prej kohësh vend i pastrimit të parave ruse. Por në fund të vitit 2020 ajo zgjodhi si presidente Maia Sandu që luftoi kundër pastrimit të parave dhe në vitin 2021 i siguroi partisë së saj kontrollin e parlamentit.

Zambia rifitoi demokracinë e saj. Një vit më parë vendi ishte i korruptuar dhe i shkatërruar. Në gusht, sundimtarët e saj u përpoqën të manipulonin zgjedhjet, por qytetarët votuan për Hakainde Hichilema, një biznesmen liberal, me një diferencë aq të madhe sa Hichilema që atëherë ka arritur një marrëveshje me FMN-në, dhe ka premtuar se do të shkurtojë subvencionet për karburantin dhe energjinë elektrike dhe ka filluar të hetojë korrupsionin.

Lituania gjithashtu përqafoi vlerat demokratike. Nëse ky shtet baltik do të ishte një qytet, mezi do të futej në top 40 në Kinë për nga popullsia. Megjithatë, ajo sfidoi qeverinë në Pekin duke i dhënë mundësinë Tajvanit të hapë një zyrë përfaqësuese në Vilnius, kryeqyteti i Lituanisë.

Ajo gjithashtu këshilloi qytetarët e saj që të mos përdornin më telefonat inteligjentë të prodhuar nga Kina, për shkak të frikës të një softueri censurimi që mund të aktivizohej papritur. Lituania kundërshtoi edhe regjimet e të tjera autoritare, u dha strehë disidentëve nga Bjellorusia fqinje dhe Rusia, duke përfshirë gruan që ndoshta fitoi zgjedhjet e fundit të Bjellorusisë, Svetlana Tikhanovskaya.

Despoti që vodhi zgjedhjet, Alexander Lukashenko, u përpoq të hakmerrej duke detyruar turmat e refugjatëve të kalonin kufirin lituanez. Lituania u përgjigj me vendosmëri, por më njerëzore se Polonia, të cilën Bjellorusia gjithashtu e provokoi në të njëjtën mënyrë. Kina nga ana tjetër është e vendosur të detyrojë Lituaninë t’i nënshtrohet.

Por “vendi i vitit” i takon Italisë. Jo për aftësitë e futbollistëve të saj, që fituan trofeun e madh të Europës, as yjet e saj të popit, që fituan konkursin e këngës në Eurovizion, por për politikën e saj.

The Economist e ka kritikuar shpesh Italinë për zgjedhjen e liderëve, si Silvio Berlusconi, i cili mund të kishte ndjekur në mënyrë të dobishme këshillën e këngës fituese të Eurovizionit për të “heshtur “. Për shkak të qeverisjes së dobët, italianët ishin më të varfër në vitin 2019 se sa në vitin 2000. Megjithatë këtë vit, Italia ndryshoi.

Nën udhëheqjen e Mario Draghi, vendi fitoi një kryeministër kompetent, të respektuar ndërkombëtarisht. Për herë të parë, një shumicë e gjerë e politikanëve të saj hodhën poshtë dallimet e tyre për të mbështetur një program reformash të plotë që do të thotë se Italia mori fondet që i takojnë sipas planit të rimëkëmbjes të BE-së.

Shkalla e vaksinimit kundër Covid në Itali është ndër më të lartat në Europë. Dhe pas një viti të vështirë në 2020, ekonomia e saj po rimëkëmbet më shpejt se ajo e Francës apo Gjermanisë. Por është e pamundur ta mohojmë se Italia e sot është një vend më i mirë se sa ishte në dhjetor 2020.

Për këtë arsye është zgjedhur “Vendi i vitit”.