Kryesore “Në Mirditë ka fshatra që jetojnë si para 100 vjetësh, ka shkolla...

“Në Mirditë ka fshatra që jetojnë si para 100 vjetësh, ka shkolla me 1 nxënës”

Dom Gjergj Meta, i cili ka parë nga afër fshatrat e Mirditës tregon vuajtjen dhe varfërinë që kalojnë këta banorë.

Në një intervistë për Ora News arqipeshkvi thotë se në këtë zonë ka fshatra që jetojnë si 100 vjet më parë.

Dom Gjergj Meta: Mirdita është 70% e larguar në krahasim me vitin 1991. Ka disa fshatra që p.sh në 2008-2010 shkolla ka pasur rreth 100 nxënës. Nga 2010-2018 ajo shkollë për të cilën po flas, nuk po ja them emrin, ka vetëm një nxënës.

Sot ka fshatra në Mirditë që janë si para 100 vjetësh, nga pikëpamja e infrastrukturës rrugore. Nuk ka shërbime, s’ka ambulanca. Në Mirditë është punuar me shkollat, por rrugët janë të tmerrshme. Fëmijët që në dimër duhet të shkojnë në shkollë, nëpër shkollat e fshatrave shkojnë si gjyshërit e tyre para 100 vjetësh. Kjo nuk është e tolerueshme sot.

Politika duhet të marrë përgjegjësitë e saj. Si ka mundësi që në 28 vjet rruga nacionale nga Rrësheni për në Lurë, që janë 50 km të bëhet për 3.5 orë.

Të rinjtë e Rrëshenit kanë një inteligjentë të jashtëzakonshëm, kanë një krijimtari të jashtëzakonshme, janë energji. Gjimnazi i Rrëshenit furnizon studentë me mrekullueshëm.