Marrëdhënia e tyre në “Big Brother VIP” ishte dashuri-urrejtje, por një gjë është e sigurt: kimia nuk mungonte.
Po flasim për Luizin dhe Oltën që krijuan një rivalitet të madh në format e në fund treguan se gëzojnë respekt dhe vlerësim për njëri-tjetrin.
Por raporti i tyre do vijojë edhe jashtë. Jo vetëm miqësor, por edhe me projekte. Olta tha në “Post Big Brother VIP” se ka projekte e bashkëpunim me fituesin e reality-showt që do i sjellë, por nuk zbuloi se për çfarë bëhet fjalë.
Sipas, Kryefjala.com ata do luajnë në një film, pjesë e të cilit do jenë edhe banorë të tjerë të “Big Brother”. Po e njëjta media ka zbuluar se në film Olta dhe Luizi do të jenë çift, burrë e grua.
Filmi do të ketë intrigë, histori dhe tradhëti, ku protagonistët kryesorë do të jenë dyshja Luiz-Olta.