Situata sa vjen e bëhet më e rëndë në Indi. Ndotjen alarmante, disa po e përdorin për biznes.
Qytetarë të shumtë në Nju Delhi u vendosën në radhë për të blerë “ajër të pastër” në lokalin e emërtuar “Oxy Pure”.
Ndotja arrin në nivele ekstreme, saqë në disa vende të kryeqytetit indian, është thuajse e pamundur të jetohet.
Lokali që shërben oksigjen u hap në maj të këtij viti. Një trajtim prej 15 minutash me oksigjen të pastër kushton rreth 4 euro për person. Në menu, klientët mund të zgjedhin mes disa aromave për oksigjenin e tyre.