La Repubblica/ Në malet me pamje nga ujërat blu të Prespës, një park kombëtar që ndodhet në Shqipërinë juglindore, ekspertët e kafshëve të egra monitorojnë llojet e fundit të rrëqebullit ballkanik, në një përpjekje ekstreme për ta shpëtuar atë nga ‘zhdukja’.
Dikur i përhapur në të gjithë Ballkanin, ky varietet i rrëqebullit, i cili nuk është nëngrup i rrëqebullit euroaziatik, por megjithatë paraqet, për shkak të izolimit të zgjatur, veçoritë e veta, siç janë njollat më të qarta në lëkurë, sot mbetet i kufizuar në malet e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Vlerësimi optimist është se kanë mbetur rreth pesëdhjetë lloje, ai pesimist 30.
Për rreth pesëmbëdhjetë vjet, OJQ-ja Mbrojtja dhe Ruajtja e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA) ka bërë përpjekjet e saj për të shpëtuar atë që në këto troje quhet edhe “tigri i Ballkanit” dhe që është kafsha simbolike e Maqedonisë së Veriut.
Këto ditë, në kreshtat e Malit të Thatë që ka pamje nga Prespa, dy natyralistë të organizatës po vendosin kamera automatike, në lartësinë e rrëqebullit, në trungjet e lisit.
“Është gjithmonë e vështirë të kapësh imazhe të mira – thotë inxhinieri i pyjeve Ilir Shytim për Agence France Press, teksa kontrollonte kamerat me kolegun e tij Melitjan Nezaj.
Ndryshime të vogla në modelin e lëkurës dhe tufat e flokëve në skajet e syve i lejojnë studiuesit të identifikojnë llojet e rrëqebullit.
“Duhet t’i vëzhgosh dhe të kuptosh lëvizjet e tyre”, thotë eksperti.
Me një natyrë të turpshme dhe jo të prirur për të treguar veten, macja me sy ngjyrë bajame, të cilën kushdo që i do macet ëndërron ta shohë të paktën një herë në jetë, larg një kopshti zoologjik, kërcënohet nga degradimi progresiv i habitatit të tij, nga shpyllëzimi i rëndë, i cili po zvogëlon (gjithashtu) popullsinë e gjahut të tij të zakonshëm.
Pastaj është përgjegjësia e drejtpërdrejtë e njeriut.
Sipas Ppenea, të paktën 14 rrëqebuj janë vrarë në Shqipëri që nga viti 2006. I fundit i njohur, i vrarë në vitin 2020, u balsamua dhe u ekspozua në një lokal në Elbasan, rreth dyzet kilometra në jug-juglindje të Tiranës, së bashku me kafshë të tjera të balsamuara.
Ppnea bëri një ankesë kundër klubit, por çështja u mbyll për shkak të “mungesës së provave”.
Tre vendet e përfshira, përkatësisht Maqedonia, Kosova dhe vetë Shqipëria së fundmi kanë bashkuar forcat dhe kanë miratuar programin e rimëkëmbjes së rrëqebullit të Ballkanit, i nisur fillimisht nga fondacione të huaja, si Kora, Euronatur dhe Mava.
Ndër aktivitetet, është dhe edukimi i gjuetarëve dhe i popullatës së përgjithshme mbi kërcënimin e zhdukjes së kafshës.
Por beteja është larg të qenit e fituar, edhe duke pasur parasysh varfërinë e trashëgimisë gjenetike të disponueshme, në një komunitet tashmë të reduktuar në kushtet minimale, dhe vështirësinë si pasojë për të riprodhuar lloje të shëndetshëm dhe rezistent.