Aktualitet Në pranga 18-vjeçarja nga Tirana, qëlloi ish të dashurin me thikë

Në pranga 18-vjeçarja nga Tirana, qëlloi ish të dashurin me thikë

Një 18-vjeçare është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi ka plagosur ish të dashurin. Sipas njoftimit të bluve të kryeqytetit, pas një konflikti për motive të dobëta, e reja ka marrë thikën dhe ka goditur ish të dashurin.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasen I. D., 18 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës ish të dashurin e saj, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.