Mediat italiane kanë publikuar emrat e dy vëllezërve shqiptarë që janë arrestuar për vrasjen e të riut, Albert Deda, 24-vjeç në Padova ditën e diel.
Sipas policisë italiane, të arrestuarit janë identifikuar si: Ilmi Rakipaj 24 vjeç dhe Klinton Rakipaj 19 vjeç.
Sipas autoriteteve italiane të rinjtë dyshohet se qëlluan me thikë në gjoks Dedën duke e lënë të vdekur.
Pista e parë është për larje hesapesh, por nga autoritetet nuk ka asnjë konfirmim, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes tragjike.