Pavarësisht jetës së natës dhe grumbullimeve, numri i rasteve të reja me koronavirus në Itali vazhdon të ulet. Vetëm 129 raste ka shënuar Italia në 24 orët e fundit, 61 më pak se dje. Ndërsa në vendin tonë që është sa një rajon i vogël italian janë shënuar sot vetëm 10 raste më pak se në Itali (119).
Një pjesë e këtyre rasteve janë të importuara nga jashtë, pa të cilat në këtë moment kurba epidemike në Itali do të ishte pranë zeros.
Ndërkohë është rritur numri i vdekjeve, 15 viktima janë shënuar sot, dje ishin 23.
Në rënie të theksuar rastet e reja edhe në Lombardi, vetëm 34 në krahasim me 56 rastet dje, ndërsa Pulia për të dytën ditë radhazi është zonë “Covid free”: nga 2.508 tamponë të bërë nuk është regjistruar asnjë rast i ri.