Bota Në Romë, hotelet mirëpresin pacientë me COVID-19

Në Romë, hotelet mirëpresin pacientë me COVID-19

Normalisht, hotelet mbushen me udhëtarë biznesi dhe turistë nga antipodët e botës, që duan të vizitojnë Qytetin e Përjetshëm, por pandemia e ka “tharë” këtë lloj klientele dhe në vend të saj tashmë janë pacientët me COVID-19 që i popullojnë ato, për shkak të mungesës së hapësirës në spitalet e mbingopura.

“Sheraton Parco de’ Medici” është një nga 15 ndërtesat romane, që mirëpresin pacientët e sëmurë me COVID-19, për një kapacitet total prej 800 shtretërish, gjysma e të cilave tashmë janë zënë, sipas autoriteteve rajonale të Lazios.

“Prej disa ditësh, në spitale ka mungesë shtretërish, gjë që ka çuar në një bllokim trafiku të ambulancave në hyrje të shërbimeve të urgjencës”, shpjegon dr. Simona Amato, drejtoresha e Shërbimeve Shëndetësore në një rreth të Lazios.

“Sheraton” ka vënë në dispozicion 169 dhoma, 49 prej të cilave janë të përshtatshme për pacientët që marrin oksigjen.

Italia, vendi i parë në Europë i goditur nga COVID-19 në pranverë, ka tejkaluar pragun e një milion rasteve dhe ka regjistruar më shumë se 3 000 infektime dhe më shumë se 600 vdekje për një ditë të vetme nga e marta në të mërkurë.