Policia e Shtetit ka reaguar pas deklaratave të ish-kryeministrit Sali Berisha se RENEA dhe Garda kishin rrethuar selinë e Partisë Demokratike.
Me anë të një njoftimi zyrtar, policia ka mohuar faktin që trupa të saj të kenë qenë të pranishëm në territorin e Partisë Demokratike, ashtu sikurse u shpreh më herët ish-kryeministri Berisha.
“Policia e Shtetit nuk ka pasur asnjë trupë të vetme në territorin e asaj partie. Policia e Shtetit nuk ka asnjë lidhje me akuza apo pamje të servirura në media, nga aktorë të caktuar politik dhe mediatik”, shkruhet në njoftim.