Albert Lame ose Albert Koschiek i është kërkuar nga OFL të deklarojë pasurinë në formular brenda 48 orëve
Agjentja e OFL tha se “A. K., banues në Durrës, i dënuar në Gjermani për vepra penale në fushën e narkotikëve”, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjet me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve”.
I njohur si koka apo udhëheqësi i ‘Bandës së bananeve’, Lame, i cili zyrtarisht sot mban mbiemrin e bashkëshortes, Kochsiek , së bashku me disa shqiptarë të tjerë transportonin kokainë nga Ekuadori, në kuti bananesh për të furnizuar qytetet gjermane.
Më 2018 një ngarkesë 1.8 ton kokainë u kap në Gjermani e cila vinte nga Ekuadori me vlerë tregu prej 400 milionë euro.
Në këtë operacion u përfshinë 500 hetues dhe forca policore gjermane për të arritur në arrestimin e 13 shqiptarëve dhe tre të huajve. Lame është arrestuar bashkë me Emiljano Hysenajn, i cili është në shënjestrën e OFL dhe do i sekuestrohen pasuritë në Shijak.
Saktësisht u arrestuan Orneo Margjeka, Emiljano Hysenaj, Dashamir Ndoj, Dario Lame, Ervin Llusha, Izmir Lami, Dolan Kocani, Agim Zeka, Marjan Tola, Mevlan Beca, Granit Bajrami, Artan Mehmeti, Blerim Cakraj si dhe Alberto Kochsiek ose Alberto Lame, Anel Begovic dhe Kofi Oteng.