Gazetari Eni Ferhati u shpreh se ka dyshime që bandat janë bërë bashkë për të eliminuar Ervis Martinajn, duke paguar vrasës me pagesë, për të kryer eliminimin e tij.
“Dyshimet e policisë janë që 3 grupe kriminale me të cilat Ervis Martinaj ka pasur konflikte, të jenë bërë bashkë, pra Klani Duka, Indrit Dokle dhe një grup kriminal në zonën e Fushë-Krujës të jenë bërë bashkë, të kenë paguar vrasës me pagesë dhe të t’i investuar ata që t’i kundërvihen në çdo formë. Gjatë dy viteve të fundit i janë vrarë shokët. Kur të vriten shokët, është radha jote që do vihesh para këtij sulmi. Në familjen e tij po mbahet zi, deri diku”, u shpreh Ferhati në Euronews Albania.
“Si pasojë e kësaj ngjarje që pretendohet, pra rrëmbimi dhe eliminimi fizik, persona të tjerë të ketë festuar apo hapur shampanjën në Dubai”, tha ai më tej.
Ndërsa gazetari Poli Hoxha u shpreh se jeta e Ervis Martinajt ka qenë mes biznesit dhe botës së krimit.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai u shpreh se Ervis Martinaj, përveç angazhimit në botën e krimit, u bë manjati i ligjshëm i kompanive të llotove.
“Pasi u mbyllën makinat e fatit ai u bë manjati më i madh i ligjshëm i kompanive të llotove të bastit. Vetëm në shtet ai paguante miliona e milion euro taksa dhe bëhej fjalë për një pasuri shumë të madhe”, u shpreh gazetari.
Ai tregoi edhe detaje nga hetimet e prokurorisë, ku u shpreh se pista kryesore është rrëmbimi dhe më pas torturimi i tij nga armiqtë.
“Ervis Martinaj nuk kishte frikë as Policinë, as prokurorinë. Kishte frikë vetëm armiqtë, merrte masa dhe filluan t’ia eliminojnë bashkëpunëtorët më të ngushtë”, tha gazetari.