Trajneri i Bayer Leverkusen-it, Xabi Alonso, përflitet për një rikthim në Real Madrid prej disa kohësh. Por tani gazetari spanjoll, Matias Prats thotë se nuk ka dyshime se spanjolli do të jetë në krye të Real Madrid sezonin e ardhshëm.
Alonso ka bërë një punë mbresëlënëse që kur mori postin e trajnerit të Leverkusen në tetor të vitit të kaluar.
Rezultatet e tij të mira nuk kanë kaluar pa u vënë re, dhe Real Madrid thuhet se është i interesuar ta emërojë atë si trajnerin e tyre të ardhshëm.
Gazetari spanjoll, Prats shkon aq larg sa thotë se është absolutisht i sigurt që 41-vjeçari Alonso do të kthehet në klubin që përfaqësonte si lojtar si trajner sezonin e ardhshëm.
“Favoriti për të zëvendësuar (Carlo) Ancelotti-n është Xabi Alonso. Nuk kam asnjë dyshim se ai do të jetë trajneri i tyre i ardhshëm”, tha Prats për “Radio Marca”.
Alonso kaloi pesë vjet te Real Madrid, duke bërë 236 paraqitje me 6 gola dhe 31 asiste.