Planetët nomadë, pra planetët që nuk orbitojnë rreth një ylli, mund të jenë ata që bartin jetë në oqeanet e fshehura, të ngjashme me të Tokës, thuhet në një studim të ri.
Instituti i Teknologjisë në Florida hedh idenë se planetët nomadë mund të krijojnë kushtet e përshtatshme për të jetuar, të cilat ndodhen midis ftohtësisë së hapësirës dhe bërthamës së tyre. I ftohti i hapësirës nuk do i lejonte oqeanet të ishin të lëngshëm, por biosfera e planetit mund të mbrohej nga i ftohti me një shtresë akulli.
Bërthama e planetit do ta ngrohte duke krijuar oqeane njësoj si në Tokë. “Ne i mendojmë planetet të lidhur me yjet, si Marsi që mund të kenë jetë, por në pafundësinë e hapësirës mund të ketë planete që enden së bashku me biosfera e tyre të pasura”, tha Manasvi Lingham, udhëheqësi i kërkimit.
Sipas një vlerësimi të vitit 2019, vetëm në Rrugën e Qumështit mund të ketë më shumë se 50 milionë trupa qiellorë të këtij lloji dhe kjo hap mundësinë për të kërkuar një që ka oqeane si Toka.