Sot u botua nga Shtëpia botuese OMSCA-1, romani “Në Tiranë bie shi”, i autorit KLITON NESTURI.
Një roman ku jeta e përditshme shpaloset bukur në ndërthurjen kompozicionale që u bëhet temave: të miqësisē së sinqertë, të egos së paskrupullt të karrierës në punë, të lidhjes shpirtërore midis babait e vajzës së tij, si dhe të dilemave sociale në familje.
Të gjitha këto ngjarje zhvillohen në Tiranë, pikërisht në një kohë ku shiu, ka ditë që nuk ka të pushuar.
Jeta është me të papritura. Mund të ndodhë që një ditë të humbas shikimin, zërin, të humbas ndonjë pjesë të trupit, të humbas komoditetet dhe pasuritë dhe të jetoj guvave dhe shpellave pa ujë e dritë, të humbas qytetin ku jam lindur dhe rritur, atdheun dhe familjen, por kurrsesi nuk do të humbas dashurinë që kam për ty!…
…
Mund të ndodhë që rrugët tona të ndahen për një farë kohe, por sërish ato do të bashkohen. Ne duhemi aq shumë, sa të sfidojmë edhe kohën e humbur!
Titulli: Në Tiranë bie shi
Autori: Kliton Nesturi
Redaktor: Loredan Bubani
Roman
OMSCA-1
Çmimi 800 lekë
ISBN 978-9928-263-15-5
Libra të botuar:
NË TIRANË BIE SHI, Roman, 2019
NË KATIN E TRETË NUK TROKET ASKUSH, Tregime, 2018
SPALETAT, Tregime, 2016
TRANGELANG, Dramë, 2014
GJERGJ BUBANI, I HARRUARI I PËRKOHSHËM, Ese monografike, 2010
HISTORI TANGJENTE, Tregime, 2009
NJË MIJË, Roman, 2007
I HUAJ NË SHTËPI, Tregime, 2005
ELDORADO, Poezi, 1997