Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 3400 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 39 qytetarë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 8 raste në Tiranë, 4 raste në Shkodër, 3 raste në Devoll, Vlorë, Përmet, 2 raste në Durrës, Sarandë, Delvinë, Gramsh,1 rast në Krujë, Fier, Kurbin, Korçë, Mirditë, Gjirokastër, Tepelenë, Patos, Dropull, Konispol.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me Covid-19 nuk e kanë fituar 2 qytetarë: 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Gjirokastra, të moshave 74-90 vjeç.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 976 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 123,081 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 83 pacientë nga të cilët 7 pacientë janë në terapi intensive.