“Unë shoh që ka finale të parakohshme në përballjet e këtij raundi të Ligës së Kampionëve, si Manchester City-Real Madrid, kështu që nuk mund të ankohemi nga shorti. Vitin e kaluar “peshkuam” Atletico Madridin, i cili, për mendimin tim, ishte më i vështirë. Në Champion-s ju duhet të kapni formën maksimale në shkurt-mars, përndryshe nuk do të fitoni dot”. Pra, sikurse duket në këto fjalë, Pavel Nedved është i kënaqur me shortin, por i kujdesshëm.
Zv.presidenti i Juventusit e njeh mirë Ligën e Kampionëve dhe “grackat” që mund të fshihen brenda secilës sfidë. Megjithatë, Lyon është brenda mundësive të Juventusit për t’u kaluar me sukses: “Lyon nuk ka fituar kurrë kundër Juventusit? Precedentët vlejnë të kujtohen, por nuk thonë asgjë. Jemi në vitin 2020… Forma e momentit llogaritet, ajo që jep në fushë. Këtu duhet të përqendrohemi”. Sidoqoftë, Lyon do të fillojë ta studiojë nga sot: “Unë jam i sinqertë, nuk e kam ndjekur fare Lyon, sepse nuk mendoja që do t’i kishim përballë. Kam ndjekur më shumë ekipet angleze”.