Ministrat e Jashtëm të 28 vendeve të Bashkimit Europian do të vendosin sot për hapjen ose jo të negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Vendimi do të merret gjatë samitit që do të zhvillohet në Luksemburg. Para nisjes drejt Luksemburgut, shefja e diplomacisë europiane Federika Mogerini bëri thirrje për një vendim pozitiv për dy vendet, si vlerësim për reformat e ndërmarra.
Megjithatë, sipas Deutsche Welle vendimi pritet të shtyhet për në Shtator të këtij viti, pas vendimit të qeverisë së Holandës që e konsideron hapjen e negociatave për Shqipërinë si të parakohshëm.