Gjatë konferencës me homologun italian, Edi Rama tha se Shqipëria i meriton negociatat, ndërsa theksoi se “ne nuk po kërkojmë një dhuratë as lëmoshë, por jemi duke kërkuar atë që na përket, jo për t’u shndërruar në anëtarë të BE-së por për të çelur negociatat dhe më tej do të tregojmë se do të jemi të gatshëm për t’u shndërruar në anëtarë. Bëni këtë atë, dhe pastaj shihemi vitin tjetër dhe pastaj…kemi edhe këtë edhe atë si alibi”.
“Dikush që dëshiron që të vendosë fjalën, të përfundojë një martesë nuk mund të shërbejë si shembull për një tjetër që është i dashuruar. Ne jemi një histori dashuri me Europën dhe nëse britanikët dëshirojnë divorcin, por nuk na shërben si një shembull për të hequr dorë, pasi për ne Europa është një marrëdhënie e fortë që ka një prejardhje të hershme. Ka shumë prej tyre që shtrojnë pyetjen që si ka mundësi që këta shqiptarë janë të tërhequr nga Europa. Për në Europa është një hapësirë paqe dhe sigurie. Ne vijmë nga një kohë jo e largët ku gjendeshim si Koreja e Veriut e Europës. Një gjysëm milion shqiptarët i braktisën shtëpitë në luftën e Kosovës. Është rrugëtimi i vetëm jo për Europën, por për ta shndërruar Shqipërinë në një shtet të së drejtës. Ne nuk po kërkojmë një dhuratë as lëmoshë, por jemi duke kërkuar atë që na përket, jo për t’u shndërruar në anëtarë të BE-së por për të çelur negociatat dhe më tej do të tregojmë se do të jemi të gatshëm për t’u shndërruar në anëtarë. Bëni këtë atë, dhe pastaj shihemi vitin tjetër dhe pastaj…kemi edhe këtë edhe atë si alibi. Në këto momente shumë prej vendeve anëtare nëse do të ishin në vendin tonë do të kishin të njëjtin problem. Data 18 është e rëndësishme, por në datë 19 dielli do të lindë sërish, dhe nëse nuk do të kemi një “PO” do të vijojmë pasi rrugëtimi është për ne dhe nuk është se e bëjmë vetëm për Europën”, tha Rama.