Shkak për vdekjen e Nehat Kullës, njohur ndryshe me nofkën “Gjenerali”, ka qenë COVID-19.
Lajmi e ka konfirmuar këtë mbrëmje shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj në emisionin “Real Story”.
“Vdekja e Nehat Kullës nëse e marrim si rast ka qenë për shkak të koronavirusit, po.
Ka pasur edhe komplikacione të tjera, por shkak zyrtar për vdekjen e tij ka qenë pikërisht Covid-19”, tha Brataj.
Nehat Kulla vdiq ditën e sotme në moshën 67-vjeçare ndërkohë që pak kohë më parë i ndërroi jetë dhe i vëllai Ramazani për shkak të koronavirusit.
Nehat Kulla kishte vetëm pak kohë që kishte lënë qelinë, pasi u liruar nga burgu rreth një vit më parë.