Ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako ka mbërritur në Gjykatën kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për t’u njohur me masën e sigurisë.
Vangjush Dako është arrestuar dy ditë më parë dhe po mbahet në ambientet e paraburgimit në bllokun e sigurisë në Tiranë. Ai akuzohet dy herë për shpërdorim detyre.
SPAK kërkoi arrestimit e Vangjush Dakos për shkak të ndërtimit të kateve shtesë pa leje të një pallati në qytetin e Durrësit në 2010.
Pallati u ndërtua pa leje dhe ishte planifikuar për 7 kate. Ish-kryebashkiaku firmosi lejen e tij në vitin 2014 teksa ishte bërë 11 kate. Gjithashtu studimi sizmologjik ishte bërë për vetëm 7 kate, duke vënë kështu në rrezik jetën e banorëve.
Episodi i dytë lidhet me tenderin e shëtitores së plazhit. Grupi i punës i ngritur nga ish-kryebashkiaku Vangjush Dako, i cili kishte detyrë të përcaktonte fondin limit për tenderin, rezulton se ka bërë gabim në llogaritje, duke e dhjetëfishuar vlerën dhe duke i shkaktuar dëm shtetit 18 milionë Lekë.